Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qendër të Sakramentos, njoftoi policia e kryeqytetit të shtetit të Kalifornisë.
Njerëzit ikën nëpër rrugë pasi të shtënat me automatikë shpërthyen në një zonë të mbushur me restorante dhe bare.
Oficerët e policisë mbyllën zonën pas të shtënave në orët e para të së dielës.
Ata i kërkuan publikut që të paraqesë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarve.
Shefja e policisë së Sakramentos, Katherine Lester u tha gazetarëve se të shtënat ishin dëgjuar nga oficerët pranë një turme shumë të madhe njerëzish.
“Kjo është një situatë vërtet tragjike”, tha ajo.
Policia tha se zona ku ndodhën të shtënat tashmë është siguruar.
“Ishte thjesht e tmerrshme”, tha një dëshmitar.
“Sapo u ngjita lart pash një skenë kaotike, polici kudo, viktima me gjak në të gjithë trupin e tyre, njerëz që bërtisnin, që qanin duke ikur. Nënat duke qarë dhe duke u përpjekur të identifikojnë fëmijët e tyre”, tha ai.
Zona ku kanë ndodhur të shtënat të çon në ‘Golden One Center’, qendra sportive ku ekipi i basketbollit Sakramento Kings zhvillon ndeshjet. /REL/