Të shtëna me armë në një restorant në Vienë

schedule15:14 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 15:14 - 21 Dhjetor, 2018

Një operacion kërkimi po zhvillohet në Vienë, për një agresor që qëlloi për vdekje një person dhe plagosi një tjetër. Ngjarja ndodhi rreth orës 13 e 30 me orën lokale, në lagjen Lugeck të kryeqytetit austriak.

Një zëdhënës i policisë ka deklaruar se, incidenti ka gjasa të jetë më tepër një akt kriminal, sesa një sulm terrorist dhe nuk përbën më rrezik për qytetarët. Në operacionin e kërkimit janë angazhuar edhe helikopterë policie, përveç patrullave që po veprojnë në rrugë tokësore.

Të shtënat ndodhën në një rrugicë që të çon në një restorant të frekuentuar nga turistët. Sipas pronarit të restorantit, i cituar nga mediat vieneze, tre personat e përfshirë në konflikt ndodheshin aty dhe ishin larguar qetësisht së bashku. Ndërsa një dëshmitar ka deklaruar se dëgjoi 10 të shtëna pistolete dhe më pas pa dy persona të shtrirë në tokë, në një kalim mes dy rrugëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!