Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA, një i vrarë dhe të 5 plagosur

schedule17:57 - 7 Shtator, 2021

schedule 17:57 - 7 Shtator, 2021

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një klub nate në Kansas, SHBA, ku një person i armatosur hapi zjarr, duke vrarë një person dhe plagosi pesë të tjerë.

Sipas autoriteteve të policisë, autori ishte dëbuar nga lokali, pas një sherri të ashpër në të cilin ishte përfshirë.

Pasi u largua, ai u kthye në 00:30 dhe filloi të qëllonte në brendësi të klubit. Si pasojë plumbat i morën jetën një 34-vjeçari.

Policia po heton shkaqet që çuan në sherr, ndërsa autori i sulmit të armatosur është në kërkim. Sipas përshkrimeve të deritanishme, autori thuhet se është një i ri rreth 20 vjeç. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!