Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në një kamp emigrantësh në Francë, raportohet për 5 viktima

schedule21:38 - 14 Dhjetor, 2024

schedule 21:38 - 14 Dhjetor, 2024

FRANCË- Të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri brenda dhe jashtë një kampi të improvizuar emigrantësh, pranë Dunkirkut në Francë.

Media Sky News raporton se ngjarja ka ndodhur në Loon-Plage. Lajmin tragjik e  konfirmoi policia, e cila tha se është kryer vrasje e shumëfishtë. Një burrë që pretendonte se ishte personi i armatosur u dorëzua në stacionin e policisë pranë Ghyvelde.

Sipas shoqatës bamirëse të refugjatëve Care4Calais, refugjatët kanë qëndruar në kampe në zonë prej vitesh. Ata janë kryesisht kurdë ose afganë dhe përfshijnë shumë familje me fëmijë të vegjël, sipas organizatës bamirëse.



Ai pohoi se fillimisht vrau një 29-vjeçar në qytetin francez Wormhout, gjatë pasdites. Më pas, ai i tha policisë se ekzekutoi edhe katër persona të tjerë në kampin e refugjatëve Loon-Plage.

Sipas Sky News, katër viktimat në kamp mendohet se janë dy agjentë sigurie dhe dy emigrantë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!