Dhjetë persona, përfshirë edhe autoren e sulmit, humbën jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kanadanë perëndimore të martën, në një nga ngjarjet më të rënda me viktima në masë në historinë e fundit të vendit.
Sipas policisë, sulmi u krye nga një autore femër. Ngjarja tronditi opinionin publik kanadez, duke sjellë në vend një lloj sulmi me armë zjarri që zakonisht është më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara fqinje.
Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme në qytetin Tumbler Ridge, në provincën e British Columbia. Dy viktima të tjera u gjetën në një banesë që besohet të jetë e lidhur me incidentin, ndërsa një person tjetër ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) bëri të ditur se hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes. / abcnews.al /


