Një foshnjë 11- muajshe u qëllua për vdekje dhe dy fëmijë të tjerë 4 dhe 8 vjeç u plagosën nga të shtënat me armë ndërsa ndodheshin në pjesën e pasme të një makine në New York.
Incidenti ndodhi në Syracuse në orën 6.51 të dielën.
Shakema Buckmon, shoferja dhe nëna e dy vajzave të plagosura, u largua me shpejtësi pas të shtënave nga një makinë që po kalonte dhe vetëm disa milje larg shtëpisë e kuptoi që vajzat e saj ishin plagosur.
Pasi e kuptoi, ajo ndaloi dhe telefonoi 911, ‘tha Shefi i Byrosë së hetimit Derek McGork. Të tre vajzat u dërguan në Spitalin Upstate, po fatkeqësisht foshnja 11- muajshe nuk arriti të mbijetonte./abcnews.al