Të shtëna me armë në Milano, një viktimë dhe një i plagosur

schedule20:47 - 15 Shkurt, 2025

schedule 20:47 - 15 Shkurt, 2025

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Milano të Italisë të shtunën, ku për pasojë pati një viktimë dhe një të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një furrë buke në Piazzale Gambara, shkruan Tgcom24.

Dyshohet se i plagosuri është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.

Ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit. Autori është në arrati dhe po kërkohet nga forcat e rendit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!