Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Lezhë. “ABC” mëson se nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur A.D. i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në superstradë Lezhë-Milot pranë një lokali, sipas policisë në rrethana të paqarta.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë Lezhë, të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe FNSH po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve./ db/Abcnews.al