Një oficer policie është vrarë dhe tre civilë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetet Mississauga dhe Milton, pranë Torontos. Autori, i cili u arratis me një automjet të vjedhur u gjet dhe u vra në një përplasje me efektivët e policisë.
Motivet e sulmit mbeten të paqarta për momentin.
Kanadaja është tronditur kohët e fundit nga incidente të dhunës pa dallim, duke përfshirë një sërë sulmesh me thikë në një komunitet të izoluar aborigjen në Saskatcheëan më 4 shtator, ku lanë 10 të vdekur dhe 18 të tjerë të plagosur.
Njëri nga dy sulmuesit e supozuar u gjet i vdekur dhe i dyti u arrestua katër ditë më vonë, përpara se të vriste veten. Në prill të vitit 2020, një person i armatosur i maskuar si oficer policie vrau 22 persona në fshatin Nova Scotia.
Në janar 2017, gjashtë persona u vranë dhe pesë u plagosën në sulmet në xhami në Quebec.
/abcnews.al