Të shtëna me arma zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Gjilan. Siç raporton Gazeta Express, si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë një person, rreth 50 vjeç, i cili nuk është identifikuar ende. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Sipas të dhënave të para, dy persona kanë qëlluar me armë.
“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve.
“Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes ësht siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Ismet Hashani.