Qyteti gjerman Espelcamp është tronditur nga të shtënat me armë ditën e sotme. Sipas të dhënave një grua dhe një burrë kanë mbetur të vrarë.
Forcat speciale të policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet shkaku. Sipas policisë, një nga viktimat u vra brenda shtëpisë ndërsa tjetra jashtë saj.
Sipas informacioneve paraprake nuk dyshohet për akt terrorist por për një krim. Polica po heton shkakun e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit./abcnews.al