Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në Chicago, vriten dy nxënës, plagosen dy të tjerë

schedule08:15 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 08:15 - 17 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Chicago, ku si pasojë janë vrarë  dy nxënës dhe dy adoleshentë të tjerë janë plagosur nga të shtënat pranë një shkolle të mesme.

Nxënësit u qëlluan të premten pasdite pranë shkollës së mesme “Benito Juarez” në West Side të Chicago.

Shefi i policisë, David Broën tha se viktimat u qëlluan jashtë shkollës. Drejtori i Shkollave Publike të Chicagos, Pedro Martinez, tha gjatë një konference për shtyp se duhet të lutemi për viktimat dhe familjet e tyre.

Incidenti me armë vjen dy ditë pas 10 vjetorit të sulmit të rëndë në shkollën fillore Sandy Hook në Neëtoën të Konektikatit, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!