Të shtëna me armë në Alabama, katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

schedule11:01 - 22 Shtator, 2024

schedule 11:01 - 22 Shtator, 2024

Katër persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur pas një sulmi me armë në Birmingham, Alabama. Sipas policisë së qytetit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës pak pas orës 23:00, kur policia ka marrë një telefonatë për të shtëna me armë zjarri.

Oficerët mbërritën në vendngjarje dhe gjetën dy burra dhe një grua të shtrirë në tokë dhe u shpallën të vdekur menjëherë. Personi i katërt humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia beson se disa sulmues kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi personash.

Shkaku i sulmit nuk dihet ende, por ajo që është shqetësuese është se ky incident i fundit i shtohet listës së të paktën 403 të shtënave masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

SHBA ka shkallën më të lartë të vdekjeve nga armët nga çdo vend i zhvilluar në botë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!