Të shtëna me armë ndaj një xhamie në Bayonne të Francës

schedule11:10 - 29 Tetor, 2019

schedule 11:10 - 29 Tetor, 2019

Një 84 vjeçar, ish kandidat i Frontit kombëtar në Francë, ka plagosur rëndë dy persona dhe është përpjekur t’i vërë zjarrin një xhamie në juglindje të Francës. E njëjta xhami ishte sulmuar dhe dy vjet më parë me Molotov.

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ndaj një xhamie në BAjon, në juglindje të Francës. Gjiothashtu është hedhur dhe një bidon i vogël me benzinë që shkaktoi një shpërthim të vogël. Dy persona mbetën të plagosur ndërsa autori, një 84 vjeçar ish kandidat i Frontit Kombëtar të Marin Lë Pen, u arrestua pranë banesës së tij nga policia franceze.

84 vjeçari kandidat në zgjedhjet vendore në 2015-ën, k aplagosur rëndë dy persona të moshës 74 dhe 78 vjeç, të cilët ndodhen të shtruar në spital.

Sipas të dhënave të policisë, fillimisht ai është përpjekur të djegë porëtn e xhamisë, por pasi u zbulua nga dy persona ai i plagosi ata. Duke u larguar ai I vuri flakën dhe një automjeti.

Xhamia e Bajon ishte sulmuar dhe në gusht të 2017-ës me dy bomba Molotov. Senatorja dhe këshilltarja rajonale e dënoi aktin duke shprehur mbështetjen e saj për të plagosurit, familjet dhe të gjithë komunitetin mysliman të zonës.

Atentati u konsiderua i papranueshëm dhe nga Marin Lë Pen, liderja e Frontit Kombëtar. Ajo u shpreh se akti është kundër vlerave që promovohen nga lëvizja që ajo drejton. Sipas saj krime të tilla duhen dënuar me shumë ashpërsi. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!