Të shtëna me armë jashtë një banke në Kentaki, pesë të vdekur dhe 6 të plagosur

schedule16:32 - 10 Prill, 2023

schedule 16:32 - 10 Prill, 2023

Policia në Louisville, Kentaki, ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat në qytet.

Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.

Anëtarëve të publikut u është kërkuar të qëndrojnë larg një pjese të East Main.

Në një konferencë për shtyp, Policia e Louisville tha se hasën të shtëna aktive me armë zjarri.

Sulmuesu ka vdekur. Është e paqartë se çfarë çoi në vdekjen e tij.

Agjentët e FBI-së u përgjigjën në vendngjarje dhe po ndihmojnë policinë lokale, tha byroja në Twitter.

Në Twitter, Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se ai ishte nisur për në vendin e të shtënave.

“Ju lutemi lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe për qytetin e Louisville,” shtoi ai.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Craig Greenberg, gjithashtu mbërriti në zonë menjëherë pas të shtënave.

Incidenti ndodhi në zonën qendrore të Louisville, afër stadiumit të bejsbollit Louisville Slugger Field dhe pak më larg nga Qendra Ndërkombëtare e Konventave në Kentaki dhe Qendra Muhammad Ali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!