Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë gjatë koncertit të Don Xhonit, dalin pamjet ku të rinjtë “çmenden” në shesh

schedule12:53 - 18 Gusht, 2021

schedule 12:53 - 18 Gusht, 2021

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë. Ai ka performuar para mijëra qytetarëve, disa nga hitet e tij më të njohura.

Vihet re se interesimi ka qenë vërtetë i madh. Madje vetë reperi ka ndarë në Instagram një video nga koncerti dhe ka shkruar: “Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”.

 



View this post on Instagram

 

A post shared by DON XHONI (@don_xhoni)

Ndërkohë më tej, ai ndau me ndjekësit një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës. Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.

Nuk dihet nëse krismat në fjalë kanë qenë të vërteta apo improvizim, por Don Xhonit duket se i ka pëlqyer fakti që faqet në rrjetet sociale kanë shkruar se është gjuajtur me armë në koncertin e tij.

Ai ka shpërndarë një postim Sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me armë”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!