Një 34 vjeçar nga Lezha këtë të martë ka denoncuar në polici, se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.
Policia bën me dije se ndaj automjetit tip kamionçinë që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.GJ. është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat disa persona dhe janë sekuestruar pamjet filmike.
Njoftimi i plotë:
Shtetasi A.Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike.
Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al