Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë drejt një banese në Ohio, SHBA. Sipas mediave lokale, të paktën tre persona u gjetën të vdekur në banesë, ndërsa të tjerët u gjetën jashtë të njëjtës banesë, megjithëse numri i saktë i të vdekurve ende nuk është bërë i ditur.
Shefi i Policisë Chris Floyd tha shkaku i incidentit nuk dihet ende por ka dyshime se viktimat ishin shënjestra. Policia u njoftua për të shtënat nga një kalimtar që lajmëroi menjëherë 911. Policia ka lokalizuar vendin e krimit dhe ka nisur menjëherë hetimet./abcnews.al

