Policia hapi zjarr ndaj një personi të armatosur në Avignon të Francës, gjatë një operacioni anti-drogë.
Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vdekur një polic, konfirmoi përmes Twitter Ministri i Brendshëm francez Zeral Ntarmanen.
Një burim pranë sindikatës së policisë tha se një koleg i tyre ishte rrahur, ndërsa Kryeministri Jean Castex konfirmoi se polici kishte vdekur.
Personi i armatosur shpëtoi me një skuter, sipas rrjetit BFM dhe kërkohet në qendër të qytetit. /abcnews.al