Vjena duket se nuk po gjen qetësi, pas sulmit të disa ditëve më parë mëngjesin e kësaj të diele, në rrugët e kryeqytetit austriak ka lëvizur një makinë, e cila kishte kasetafonin me zë të lartë ku dëgjoheshin të shtëna armësh e më pas edhe ezani.
Mediat vendase bëjnë me dije se një tubim i tillë ishte i paralajmëruar dhe më parë.
@LPDWien was ist da los? Sonntag früh fährt ein Wagen mit Polizeischutz durch den 8 Bezirk und spielt laut durch einen Lautsprecher Schüsse und dann den Gebetsruf der Muslime. Durch einen Muezzin. Gibt es dazu eine Erklärung? Provokation? pic.twitter.com/5oquYApk9S
— Omar Al-Rawi (@oalrawivienna) November 8, 2020
Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, është shpërndarë video ku përmes altoparlantit të një makine ku dëgjohen të shtëna armësh, e më pas edhe ezani.
Banorët e Vjenës janë shqetësuar nga kjo që kanë parë në rrugët e qytetit, dhe i kanë kërkuar sqarim Policisë.
“Çfarë po ndodh atje? Të Dielën në mëngjes një makinë me mbrojtjen e policisë lëviz nëpër rrethin e 8-të dhe luan të shtëna me zë të lartë nga një altoparlant dhe më pas myslimanët thërrasin për lutje. Përmes një muezini. A ka ndonjë shpjegim për këtë? Provokim?”, shkruhet përkrah videos të shpërndarë në rrjetet sociale. e.su./abcnews.al