Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

McAllister “shuplakë” Berishës: Protestat e dhunshme nuk kanë vend në një demokraci funksionale

schedule16:32 - 18 Shkurt, 2026

schedule 16:32 - 18 Shkurt, 2026

Dhuna dhe Molotovët nuk kanë vend në një shtet demokratik. Në përfundim të vizitës dy ditore në Tiranë, kreu I komisionit te jashtem të Parlamentit Europian, David McAllister kritikoi protestat e dhunshme të opozitës ndërsa bëri thirrje për dialog politik në një moment vendimtar për fatin europian të Shqipërisë.

“Duhet të ketë më shumë stabilitet dhe dialog politik në vend. Shumica duhet të krijojë hapësirë për opozitën dhe opozita të jetë më bashkëpunuese. Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokracinë funksionale.”

Pamjet e molotovëve dhe fishekzjarreve të hedhura drejt godinës qeveritare e kishin shqetësuar kreun e delegacionit prej 9 anëtarësh të Parlamentit Europian, i cili shmangu takimin me kryedemokratin Sali Berisha.



“Kur udhëtojme ne  takohemi dhe me udhëheqës e përfaqësues të opozitës. Sot jemi takuar me 3 përfaqësues të PD dhe të tjerë të partive opozitare. U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse pas takimit me ju do shkoj direkt në aeroport.”

McCallister refuzoi të komentojë cështjen e zv kryeministres Balluku ndërsa nënvizoi se rasti duhet të hetohet plotësisht.

“Nuk jam në pozicion të komentoj një çështje individuale. Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por dhe përgjegjësi politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptare.

Kam thënë aq sa mundem sepse duhet të hetohet plotësisht. Nuk jam në gjendje që të adresohem politikisht pasi cështja është ende nën hetim.”

Vetë McAllister refuzoi të jepte një koment për ndryshimet e propozuara nga shumica në kodin e procedurës penale ndërsa ambasadori Gonzato dha këtë përgjigje.

“Ne i ndjekim nga afër të gjitha nismat e qeverisë që lidhen me shtetin ligjor, që të mos prekin reformën e drejtësisë të vitit 2016-të, nisma të tilla. Sa i takon ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment.”

Nga Tirana, kreu I delegacionit, rikonfirmoi dhe mbështetjen e parlamentit europian për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian duke vlerësuar hapjen e te gjithë grupkapitujve dhe reformat e ndërmarra.

Unë nuk jam në pozicionin për ta komentuar.  Por kjo nuk është thjesht një çështje ligjore por edhe e përgjegjshmërisë politike që duhet të zgjidhet nga qeveria shqiptar.”  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!