Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
-4 nga këta shtetas, konkretisht Kristo Qirici, 44 vjeç, Shkëlzen Kraja, 44 vjeç, Ilir Lazri, 30 vjeç, Aleks Pepaj, 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-Merxhan Celiku. 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.


