“Të shmanget recesioni ekonomik”, Teliti: Qeveria të shkurtojë shprenzimet e luksit

schedule14:43 - 26 March, 2020

schedule14:43 - 26 March, 2020

Eksperti ekonomik i PD, Dorian Teliti në një lidhje më “Abc News” ka folur për krizën ekonomike që vjen si pasojë e koronavirusit.

Ai u shpreh se kryeministri duhet të shkurtojë shpenzimet e panevojshme. Sipas tij shpenzimet e luksit të qeverisë nuk janë shkurtuar. Më tej si u shpre se situata është e vështirë dhe se ekonomia duhet ndihmuar.

Ekseprti ekonomik i PD tha ndër të tjera se se sektori i shëndetësisë duhet mbështetur me çdo kusht, çdo instrument sipar tij duhet të ti vijë në ndihmë stafit mjekësor që tashmë është në vijë e parë të betejës në luftën me COVID-19.

“Qytetarët shqiptarë sot janë në krizë ekonomike e cila dita ditës që thellohet. Ndaj duhet menjëherë që alokohen hapësirat që janë sot për ti bërë ballë menaxhimit të krizës.

Biznesi ka nëvojë për financim. Sot jemi në nevjë urgjentë për financim. Duhet marrë masa urgjente, qeveria shqiptare duhet të mbështësë biznesin menjëherë.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me bizneset, gjithashtu i bëjmë kërkesë kryeministrit të mos humbasim kohë sepse ekonomia duhet ndihmuar. Qeveria duhet të bëjë menjëherë elokimin e 250 mln euro. Sot çdo lloj intrumenti duhet të shkojë në mbështetje të sektorit të shëndetësisë”, tha Teliti.