Të sëmurët nga rrethet prej orësh në radhë tek qendra e konsultave në QSUT, detyrohen të vijnë disa herë

schedule15:21 - 9 Mars, 2021

schedule 15:21 - 9 Mars, 2021

Nga Ajgena Korbi

Një vizitë me mjekun specialist ose një firmë për marrjen e barnave me rimbursim ka detyruar këta qytetarë të vijnë nga rrethi ku banojnë në Qendrën e Konsultave në Tiranë. Një pjesë janë të sëmurë e koha e gjatë e pritjes i ka lodhur.

Ky zotëri na tregon se për një firmë detyrohet që rrugën Kelmend -Tiranë ta bëjë çdo dy muaj. Kjo e moshuar nga Kruja shoqëron bashkëshortin e sëmurë për të dytën ditë me radhë.

“Qemë dje, na thanë që nga ora 10 me qenë këtu se është me dializë. S’jena fut hala. Kur t’ju thërres unë tha polici.”

Të sëmurë që presin për të takuar mjekun kanë ardhur gjithashtu nga Mati, Korca, Vlora e qytete të tjera.  Disa prej tyre  druhen se do t’u duhet të kthehen sërish.

“Një javë. Kam me bo një vizitë. Është hera e tretë që vij. Ishalla mbaroj sot,” thotë një prej tyre.

Rruga e shpeshtë  nga qyteti ku banojnë drejt kryeqytetit nuk është i vetmi problem për këta qytetarë. Në këto kohë pandemie shqetësim për ta është edhe ekspozimi ndaj Covid-19 ndërsa presin në radhë për tu konsultuar me mjekun. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!