Visar Bekaj foli pas sfidës ndaj Kukësit. Portieri i Tiranës, një nga lojtarët më rendiment të lartë te bardheblutë, foli për Supersport rreth barazimit 0-0 ndaj skuadrës së Skënder Gegës.
“Mendoj se ishte rezultat real, nuk krijuam raste të shumta por të dy ekipet krijuan. Rasti i golit? Nuk e kam parë akoma në video, ndoshta mund të kisha reaguar më mirë. Për mua dhe ekipin është mirë që nuk u quajt goli.
Kalendari i ngjeshur? E ndjejmë shumë, pasi kemi pasur shumë lëndime dhe mungesa. Pak e vështirë për ne, bojkoti ishte pak keq që ndodhi. Të kthehen lojtarët e dëmtuar dhe të vazhdojmë tutje.
Titulli? Nuk besoj se diferenca me kreun është shumë, por duhet të rrahim kokën pas dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Bëmë një hap fals me Skënderbeun, por besoj se do të kthehemi.
Shpresoj të vazhdoj me paraqitje të mira dhe të vazhdojmë tutje. Detyra ime është ta mbaj zero mbrapa, se çfarë del përpara është në dorën e sulmuesve dhe të ekipit“, deklaroi Bekaj. /abcnews.al