Një 35-vjeçar nga Skocia shkoi tek një dyqan për të zëvendësuar ekranin e celularit të tij. por përfundoi duke blerë një telefon të ri Samsung Galaxy A02.
Por tre javë pas blerjes së telefonit, Andrew Granger kuptoi papritur se po i digjte dorën. Ai ka treguar se e ka lëshuar menjëherë telefonin nga dora pasi filloi të bënte një zhurmë të fortë dhe bateria shpërtheu në flakë.
Menjëherë, djali ka lëshuar telefonin në dritaren e tij dhe shkoi të merrte ujë për për të shuar zjarrin, por ishte e pamundur sepse zjarri u përhap tek perdet e shtëpisë.
“Kur e çova telefonin në dritare, perdet u ndezën dhe kjo ishte për fajin tim. Më është dashur të thërras zjarrfikësen për ta shuar atë. Përsa i përket telefonin ai është shkatërruar plotësisht”, deklaroi Andrew për mediat e huaja./abcnews.al