“Të rinjtë u qëlluan nga tre metra largësi me pistoletë”, detaje të reja nga atentati në Durrës

schedule09:55 - 3 Mars, 2020

schedule 09:55 - 3 Mars, 2020

Dy të rinj janë ekzekutuar mbrëmjen e së hënës në Shkozet të Durrësit. Viktimat e këtij atentati janë Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.

Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur për ABC News se viktimat janë qëlluar nga dorë profesioniste. Sipas grupit hetimor mësohet se viktimat janë qëlluar nga tre metra largësi me pistoletë. Anxhelo Avdia sapo ishte kthyer nga Anglia.

Gjithashtu dyshohet ndër të tjeta se ngjarja është kryer me porosi. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Njëri nga viktimat Dorjan Shkoza disa vite më parë ka bërë 5 vite burg ndërkohë 24 vjeçari dhe pse nuk është një person i skeduar nga policia është një person që në zonë njihet për shitje dhe trafikim narkotikësh.

Si ndodhi ngjarja:

Dy personat që mbetën të vrarë, ishin duke qëndruar në trotuar, pranë tregut të fruta-perimeve, në zonën e Shkozetit, në kohën që një automjet me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi të ulët, nga ku ka hapur zjarr në drejtim të dy personave.

Me 2 viktimat ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur.

Dorjan Shkoza 35 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe një në kokë, ndërkohë Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!