Te rinjte jane shumica e të infektuarve në Australi dhe në Zelandën e Re

schedule14:11 - 31 Mars, 2020

schedule 14:11 - 31 Mars, 2020

Në Australi dhe Zelandën e Re, ekziston një përqindje e lartë e të rinjve në mesin e atyre që janë diagnostifikuar me koronavirus.

Sipas statistikave të qeverisë Australiane:

21% e rasteve të konfirmuara janë të moshës 20 deri në 29 vjeç

16% e rasteve janë të moshës 30 deri në 39 vjeç

31% e rasteve janë 60 vjeç ose më të vjetër

Në Zelandën e Re :

26% e rasteve të konfirmuara janë të moshës 20 deri në 29 vjeç

14% e rasteve janë të moshës 30 deri në 39 vjeç

21% e rasteve janë 60 vjeç ose më të vjetër

Për krahasim, një raport i publikuar nga Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që analizonte rastet e 2.500 pacientëve në SH.B.A., mosha reja ishin më të prekurit:

29% ishin të moshës 20 deri në 44 vjeç

18% ishin të moshës 55 deri në 64 vjeç

25% ishin të moshës 65 deri në 84 vjeç

Pra, pse ka një përqindje të lartë të rasteve të të rinjve në Australi dhe Zelandën e Re?

Një arsye mund të jetë udhëtimi. Në Zelandën e Re dhe Australi , shumica e rasteve janë të lidhura me udhëtime jashtë shtetit ose kontaktet me persona të  infektuar./abcnews.al