Në Australi dhe Zelandën e Re, ekziston një përqindje e lartë e të rinjve në mesin e atyre që janë diagnostifikuar me koronavirus.
Sipas statistikave të qeverisë Australiane:
21% e rasteve të konfirmuara janë të moshës 20 deri në 29 vjeç
16% e rasteve janë të moshës 30 deri në 39 vjeç
31% e rasteve janë 60 vjeç ose më të vjetër
Në Zelandën e Re :
26% e rasteve të konfirmuara janë të moshës 20 deri në 29 vjeç
14% e rasteve janë të moshës 30 deri në 39 vjeç
21% e rasteve janë 60 vjeç ose më të vjetër
Për krahasim, një raport i publikuar nga Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që analizonte rastet e 2.500 pacientëve në SH.B.A., mosha reja ishin më të prekurit:
29% ishin të moshës 20 deri në 44 vjeç
18% ishin të moshës 55 deri në 64 vjeç
25% ishin të moshës 65 deri në 84 vjeç
Pra, pse ka një përqindje të lartë të rasteve të të rinjve në Australi dhe Zelandën e Re?
Një arsye mund të jetë udhëtimi. Në Zelandën e Re dhe Australi , shumica e rasteve janë të lidhura me udhëtime jashtë shtetit ose kontaktet me persona të infektuar./abcnews.al