Të rinjtë evropianë festë të çmendur me drogë e alkool në Itali: Destinacioni i radhës, Shqipëria

schedule19:24 - 20 Gusht, 2021

schedule 19:24 - 20 Gusht, 2021

“Corriere della Sera” jep alarmin: Festë ilegale me drogë e të rinjve europianë në Shqipëri, në Itali pati të vdekur

Një numër i madh të rinjsh nga e gjithë Evropa për pesë ditë kanë qëndruar të grumbulluar në Viterbo, një provincë në periferi të Romës, duke festuar në mënyrë ilegale. Autoritetet ndërhynë në këtë organizim pasi grumbullimi ishte masiv ndërsa përdoreshin hapur droga nga më të ndryshmet.

Megjithatë, mesa duket festa për këta të rinj nuk ka përfunduar këtu, pasi sipas Corriere della Sera destinacioni radhës për ta është Shqipëria. Pritet që pjesëmarrësit të vijnë në vendin tonë në fillim të shtatorit. Një nga pjesëmarrësit është shprehur: “Në mesnatë do të kemi adresën e saktë.”

Dj Suburbass , i ardhur nga Republika Çeke, ka treguar për Corriere della Sera se çmimet e substancave narkotike ishin të vendosura në makina.

“Ketamine: 5 euro. LSD: 10 euro. Dhe kështu me radhë. Pastaj ishin “laboratorët ” e zvogëlimit të dëmit ku substancat analizohen më parë që të mos shkaktojnë rreziqe të panevojshme.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!