Të rinjtë e rajonit në Tiranë/ Veliaj: Kryeqyteti mesdhetar i kulturës, mundësi për të treguar vlerat

schedule15:46 - 3 Nëntor, 2024

schedule 15:46 - 3 Nëntor, 2024

Një grup të rinjsh nga rajoni vizituan Tiranën këtë javë, në kuadër të aktiviteteve të rrjetit B40, me qëllim rritjen e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik në Ballkan. Kryebashkiaku Erion Veliaj, u ndal ndër të tjera tek Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, titull që e merr vitin e ardhshëm.

“Ne duhet të bëjmë diçka për 100 vitet e ardhshme dhe jo për 100 vitet e kaluara. Titulli Kryeqyteti Mesdhetar u Kulturës është një mundësi e jashtëzakonshme për ta përdorur Tiranën si një spirancë për të gjithë miqtë, vëllezërit e motrat tanë në Ballkan, e për t’u siguruara që viti i kulturës të mos jetë vetëm i Tiranës, por i të gjithë anëtarëve tanë të B40, për të treguar vlerat kulturore”, tha ai.

Veliaj thekson se një nga objektivat e bashkisë së Tiranës vitet e fundit ka qenë orientimi i të rinjve drejt punëve të së ardhmes.

“Çdo muaj, në Tiranë, 2000 fëmijë marrin kurse falas. Ne e konsiderojmë një të drejtë digjitale. Siç është çdo e drejtë e njeriut për arsim, për shëndetësi, ne e konsiderojmë se të përgatitesh për punët e të ardhmes duhet të jetë një e drejtë themelore e njeriut. Ndaj, kurset e fëmijëve i sponsorizojmë 100%, duke vjelë qiratë që marrim te Piramida”, theksoi ai.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, transformimi i Tiranës për 10 vite, duhet të shërbejë si shembull motivimi për qytetet e rajonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!