Të rinjtë britanikë që nuk janë vaksinuar mund të preken nga “Covid i zgjatur” pasi të hiqen të gjitha kufizimet, ka paralajmëruar këshilltari mjekësor i qeverisë britanike.
Chris Whitney tha se pavarësisht numrit të ulët të viktimave, “ Covid i zgjatur” do të jetë një burim shqetësues. Covid i zgjatur përfshin një gamë të gjerë të problemeve shëndetësore që mund të zgjasin me muaj pas infektimit, të tilla si lodhja, gulçimi, dhimbja e gjoksit dhe lodhje mendore.
Ai gjithashtu u bëri thirrje britanikëve që të mos presin që jeta do të rikthehet në normalitet pas heqjes së kufizimeve me 19 korrik, duke theksuar Britania mund t’ii rikthehet jetës normale në pranverës e ardhshme.
Vendimi përfundimtar për heqjen e kufizimeve në Britani pritet të hënën e ardhshme. Ende nuk është e sigurt nëse kryeministri Boris Johnson do të mbajë premtimin e tij për heqjen e plotë të kufizimeve me 19 korrik, duke pasur parasysh rritjen e rasteve. s.ba/abcnews.al

