“Të rindërtohet skena e krimit”/ Apeli urdhëroi hapjen pjesërisht të procesit, shtyhet gjyqi për Arbër Paplekaj

schedule15:18 - 18 Mars, 2024

schedule 15:18 - 18 Mars, 2024

TIRANË-Gjykata e Apelit vendosi të shtyjë seancën për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Mësohet se është vendosur që seanca të mbahet më  09 prill në orën 12:30 për t’i lënë afat për të rindërtuar skemës së krimit siç edhe u kërkua nga Gjykata e Apelit.

I pranishëm në seancën e sotme ishte vetë Arbër Paplekaj.

Gjithashtu gjykata ka kërkuar që të vihet në dijeni nga ekspertët për ecurinë e punimeve për rindërtimin e skemës së vrasjes. Gjithashtu janë kërkuar edhe informacione shtesë prokurorisë së Elbasanit për pushin e çështjes penale ndaj Kelmend Xhaferrit. Informacion është kërkuar edhe për procedimin ndaj Mehmet Greces.

Ndërkohë nga ana e ekspertëve është kërkuar dy muaj kohë fillimisht për rindërtimin e ngjarjes. Prokurori ka rënë dakord sa i përket kërkesës së ekspertëve për kohën për të rindërtuar skemën e vrasjes.

***

“Me vendimin e ndërmjetëm gjykata vendosi të përsërisë shqyrtimin gjyqësor, lidhur me verifikimin me dy dëshmitarë për të cilët u shtrua diskutimi nëse ishin marrë të pandehur. Gjithashtu gjykata vendosi të kryejë një akt ekspertim për vendngjarjen. Në lidhje me dëshmitarët, tha gjykata, prokuroria e Elbasanit konfirmon se ndaj Donald Zanaj është dhënë vendimi për nenin 306. Për këtë shtetas rezulton se është dënuar me 6 muaj burgim dhe ka marrë formë të prerë pasi është ankimuar”, u shpreh Gjykata e Apelit.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u shpreh se një ekspert i institutit të policisë shkencore dhe dy ekspertë të pavarur do rindërtojnë skenën e krimit. Gjykata vendosi që përbërjeje për grupin e ekspertizës të jenë ekspertët Arjan Hanko, pranë institutit të policisë shkencore, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda.

“Nuk mund të marrë pjesë në ketë proces, nuk ma lejen rregullorja e punës”, u shpreh eksperti i Policisë së Shtetit.

Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes

“Kam dy probleme, ne merremi vetëm me këqyrjen e ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Nuk kam kryer studime hetimore. Mua me duhet të punoj më vete dhe të shprehem më vete. Rregullorja e Institutit te Policisë Shkencore thotë se duhet të përdor mjetet e dhe te paraqiten aktet më vete”, tha Arjan Hanko.

Eksperti tjetër, Artan Rexhepi u shpreh se “pajisjet janë të shtetit dhe pse të mos na vihen ne dispozicion”.

Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor ish-efektivin e repartit RENEA, Arbër Paplekaj, për vrasjen e ish-simpatizantit të PS-së, Pjerin Xhuvani, duke e dënuar me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Pjesë e këtij procesi janë edhe dy nën ish drejtorët e policisë së Elbasanit, Albert Nushi e Nikollaq Palla, që u dënuan për shpërdorim detyre me 16 muaj shërbim prove. Edhe gjashtë efektivët e forcave Shqiponja kanë marrë të njëjtin dënim për akuzën e shpërdorimit të detyrës/ abcnews.al