Armando Sadiku nuk po gjen paqe. Sulmuesi kuqezi i ka kaluar sezonet e fundit sa në një skuadër në një tjetër, si dhe ka vuajtur edhe nga dëmtimet e shumta. Aftësitë e tij para porte, janë të pamohueshme, por gjendja e tij fizike shqetëson shumë herë.
Edhe disa ditë më parë, sulmuesi i Malagas u dëmtua, duke munguar në atë humbje 1-0 ndaj Ponferridana. Flitej se Sadiku mund të rikuperohej para ndeshjeve të nëntorit të kombëtareve, por gjendja e tij nuk duket optimiste.
Siç raportojnë sot mediet spanjolle, sulmuesi kuqezi vazhdon të kryejë një stërvitje të specifikuar, i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës dhe në ambientet e ekipit të moshave. Malaga luan të dielën e ardhshme përballë Fuenlabrada në shtëpi, por prezenca e Sadikut, duket të jetë e pamundur./abcnews.al