Rey Manaj është katalanasi më në formë i momentit. Në vetëm dy pjesë loje të luajtura me ekipin e parë të Barcelonës, sulmuesi i kombëtares ka arritur të shënojë 4 gola, duke qenë protagonisti kryesor i këtyre ndeshjeve përgatitore.
Ditën e djeshme Koeman e aktivizoi nga minuta e parë dhe 24-vjeçari ia shpërbleu trajnerit, duke shënuar në minutën e 24-t. Por një episod fatkeq e nxori përpara kohe nga fusha ish-talentin e Interit. Ai mbeti i dëmtuar pas një dueli në ajër me kundërshtarët dhe dëmtoi kokën.
Pas konsultimit me mjekët, u vendos që ai të dalë nga fusha e lojës. Ndërkohë, sot vijnë informacione të reja rreth gjendjes së tij. Siç mësohet, Manaj do të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve në 24 orët e ardhshme dhe në rast se gjithçka do shkojë mirë, ai do kthehet direkt në stërvitje. /abcnews.al