“Të quajnë kurorë por nuk je mbret”, djali i vogël vjershë për koronavirusin: Italia jonë do të shpëtojë

schedule17:13 - 7 Mars, 2020

schedule 17:13 - 7 Mars, 2020

“Të quajnë kurorë por nuk je mbret, je një virus prepotent që nuk vlen shumë.”

Kështu i drejtohet koronavirusit një fëmijë në Itali, i cili kishte marrë një detyrë, me anë të Whatsapp-it pasi shkollat janë mbyllur, dhe ia kishte dedikuar sëmundjes që ka “gjunjëzuar” për momentin vendin e tij.

Më tej nxënësi shkruan në vjershë:

“Në do të bëjmë gjithçka për të të shmangur dhe ti, virus, nuk do jesh i aftë të na infektosh. Italia jonë do të shpëtojë dhe fundi do të jetë i lumtur.”

Vjersha me rimë mban titullin “Etciù!” dhe është shkruar nga një fëmijë i quajtur Diego, nga Ortueri. Një mesazh shprese dhe pozitiviteti që vetëm një fëmijë mund ta shpreh me kaq pastërti.

Vjersha e plotë:

“Etciù! Një teshtimë është e nevojshme dhe të gjithë ia mbathin vrapit, një puthje ose përkëdhelje dhe me vrap te farmacia. Të quajnë kurorë por ti nuk je mbret. Je thjesht një virus prepotent që nuk vlen shumë. Ata thanë “në Sardenja nuk do vijë” por shiko pak, ti je këtu. Je pak i frikshëm, por ndoshta ti nuk e di që ne do të luftojmë derisa ti të zhdukesh. Edhe pse nuk ka më karnavale ne jemi të detyruar që të vëmë maska. Mendojmë për higjienën dhe lajmë duart, gjithashtu mundohemi të mbajmë distancë. Në do të bëjmë gjithçka për të të shmangur dhe ti, virus, nuk do jesh i aftë të na infektosh. Italia jonë do të shpëtojë dhe fundi do të jetë i lumtur.”

Koronaviruset e kanë marrë emrin “korona” pasi majat që ka në sipërfaqe ngjajnë me ato të një kurore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!