Të qenit Miss s’ka qenë aspak e lehtë për Nevina Shtyllën: Jam bullizuar dhe nga mësueset

schedule19:36 - 27 Dhjetor, 2020

schedule 19:36 - 27 Dhjetor, 2020

Sot është një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, por rrugëtimi artistik për Nevina Shtyllën nuk ka qenë aspak i lehtë. Së fundmi, Nevina ka folur në “N’fermë” për vështirësitë me të cilat është përballur, ku ka treguar se në kohën kur u shpall Miss është bullizuar në shkollë jo vetëm nga nxënësit, por dhe nga vetë mësueset.

“Do kujtoj një periudhë e vështirë sepse isha në moshë të vogël, zgjohesha me zor për të ikur në gjimnaz. E kisha shumë të vështirë dhe mundohesha t’ia shpjegoja edhe prindërve, ndoshta me tipin tim të rezervuar ndoshta nuk jam shprehur aq sa duhej. E kam kaluar me shumë vështirësi, doja ta lija fare.

Today he is a star but Nevina Pillar before her fame was like a kid

Kisha trysni edhe nga disa mësuese specifike, jo nga të gjitha të cilat po të vënë në shënjestër ta nxinë jetën. Kalon deri në bullizëm, ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë bëjnë realisht, por duhet të jenë të kujdesshme”, është shprehur Nevina. /abcnews.al

Nuk qenka futbollisti i njohur/ Zbulohet i dashuri jurist i Nevina Shtyllës | CNA.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!