“Të puth duart e tua, më të mirat në botë”, Besi emocion me urimin prekës për Ijen

schedule12:43 - 20 Prill, 2022

schedule 12:43 - 20 Prill, 2022

Sot për Bes Kallakun është një ditë e veçantë, pasi njeriu që atë e ka rritur feston ditëlindjen.

Bëhet fjalë për gjyshen e tij, e cila është një personazh i njohur për të gjithë shqiptarët si Ija.

Besi nuk nguroj të publikojë një foto të saj në rrjetet sociale me rastin e këtij momenti.

Sakaq, e ka shoqëruar me disa fjali tepër emocionuese, që çdo gjyshe do të donte t’i dëgjonte nga nipi i saj.

“Urime 83-vjetorin, Ija e tgjith shqiptareve! Trendafilja ime.
Më lër të bie në prehrin tënd të ngrohtë
O hallemadhja ime shekullore!
Të puth duart e tua, më të mirat në botë,
I ngazëllyer të hesht me heshtje foshnjore”, ka shkruar aktori krahas fotos.

Kujtojmë që Besi e ka bërë Ijen pjesë të disa nga videoklipeve të tij, të cilat kanë pasur një sukses vërtetë të madh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!