Ylli i Newcastle, Allan Saint-Maximin, i ka thurur elozhe bashkëkombësit të tij, Kylian Mbappe. Sipas Maximin, Mbappe ka bërë gjithçka shumë mirë dhe ka bindur shokët e skuadrës se ai është lojtari i duhur ku duhet pasuar topi.
Maximin është një ndër dribluesit më të mirë në botë dhe që nga ardhja e tij në Premier League nga Nice, ka qenë futbollisti më i rëndësishëm për “Qymyrxhinjtë”. Për Mbappe, Maximin tha:
“Gjëja që më pëlqen më shumë nga loja e Mbappe, është mënyra si ai sillet në fushë. Nuk i jep askujt mundësi zgjedhje. Është shumë i fortë, i shpejtë me topin në këmbë.
Të gjitha aftësitë e tij, i detyrojnë shokët e skuadrës që t’ia pasojnë topin. Për ne lojtarët, që duam të driblojmë, e quajmë arritje faktin që shokët e ekipit na besojnë”, tha mes të tjerash anësori francez./abcnews.al
? Saint-Maximin: “What I like about Mbappe is that his game doesn’t give anyone a choice. He is so strong, so efficient, that you’re obliged to give him the ball.
“That is what we [dribblers] have to achieve, that it is the obvious choice to give us the ball.” pic.twitter.com/Vobitd6jdL
— Goal (@goal) May 4, 2020