Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Të prodhuara në Kinë, Tesla planifikon të eksportojë “Model 3” në tregun aziatik dhe Europë

schedule13:11 - 11 Shtator, 2020

schedule 13:11 - 11 Shtator, 2020

Tesla po planifikon të eksportojë automjete Model 3 të prodhuara në Kinë për në tregun aziatik dhe evropian.

Prodhuesi i automjeteve amerikane po planifikon që vitin e ardhshëm të shesë automjetet Model 3 të Kinës në Japoni dhe Hong Kong, thonë burime për Reuters.

Ndërkohë, Tesla nuk është përgjigjur menjëherë pas këtyre komenteve. Firma amerikane po zgjeron kapacitetin e saj prodhues në Kinë për të prodhuar automjetet sportive Model Y dhe duke shtuar linja për të prodhuar më shumë paketime të baterive, motorë elektrikë dhe kontrollues motorësh.



Tesla e cila pretendon të prodhojë 150,000 automjete Model 3 nga Shanghai këtë vit, ka shitur rreth 11,800 automjete në Kinë muajin e kaluar. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!