Të prekësh fundin e detit me një zhytje të vetme (Video)

schedule21:10 - 20 Korrik, 2019

schedule 21:10 - 20 Korrik, 2019

Ku ka adrenalinë dhe rrezik në këtë Edicion Veror do të jeni me Kristi Bibolin. Ai e nisi këtë rrugëtim të ABC News me një aventurë nënujore sëbashku me “Albania Adventure”. Aty mund të provoni një nga aktivitetet e shumta që ata kanë, ku ofrojnë edhe zhytje. Enisi ka mbi pesë vite që punon guidë për zhytje dhe tregoi të gjitha detajet që duhet të dinë fillestarët.

“Normalisht zhytjet e para për fillestarët shkojnë deri në 8 metra e gjysmë, 9 metra. Jo më shumë që të mos kalohet ajo shkalla e rrezikshmërisë. Rrezikshmëria është zero, thjesht ka të bëjë me pjesën si reagon personi në ujë. Ka njerëz që e kanë frikë. Ka njerëz që kanë frikën, nuk ambientohen dot me panikun që kanë. Ka njerëz që e përballojnë shumë mirë që në zhytjen e parë. Kryesorja është mos të të kapë frika, pastaj çdo gjë e menaxhoj unë.

Nuk ka shanse të marrësh fund se unë jam gjithë kohës ngjitur me ty. Guida të mban ose nga dora, ose nga jeleku që e kontrolloj gjatë gjithë kohës. Në ujë kontrollin e kam unë sepse nuk notojmë. Nuk funksionon si pa bombola, që ti mund të dalësh me duar ose me këmbë. Aty funksionon me jelekun, unë e fryj ose e shfryj. Nëse shoh që ti ke panik aty merremi vesh me shenja.

Pjesët e vetme që e ndiejnë presionin janë veshët, mushkëritë, normalisht edhe po pate problem me zemrën nuk rekomandohet të futesh. Problemet me veshët është normale se ndikon direkt me daullen. Tapat nuk lejohen. Nuk është se eliminon dhimbjen, dhimbja shkaktohet nga presioni dhe shtyp daullet. Në këtë mënyrë. Ne duhet thjeshtë të kompresojmë, të bllokojmë hundët edhe të shfryjmë që t’i drejtojmë. Nuk lejohet pastaj, as tapa asgjë”, tha Enisi.

Dy djemtë e kryen me sukses zhytjen dhe arritën të shikonin avionin MIG21, rreth 8 metra i gjatë që ndodhet në ujërat e detit Jon.

“Eksperiencë shumë e veçantë mu duk. Kam parë shumë filma me zhytje, por asnjëherë nuk e kisha provuar që të futesha edhe vetë poshtë”, tha Kristi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!