Të pranishëm edhe politikanë në ceremoninë përkujtimore, thirrje të dhunshme nga nëna e Kacifas

schedule15:15 - 26 Tetor, 2019

schedule 15:15 - 26 Tetor, 2019

Në Bularat të Gjirokastrës u mbajt ceremonia përkujtimore e Kostandinos Kacifas. Në këtë ceremoni morën pjesë të afërmit e familjes si dhe përfaqësuesit e partive minoritareve.   

Zgjati tre ore ceremonia përkujtimore për Kostandinos Kacifasin në Bularat të Gjirokastrës. Jo më shumëse 150 vetë, vendas dhe të ardhur nga Greqia, ishin të pranishëm në përkujtimoren mortore për personin që u vra pas një përplasje me policinë një vit më parë, dhe që konsiderohet hero nga disa ekstremistë grekë.

Fillimisht të afërmit pinë kafe në shtëpinë e nënës së Kacifasit dhe më pas u drejtuan për të marrë pjesë në meshën për këtë rast. Në Bularat shkuan konsulli grek në Gjirokastër, ish-ministri Spiro Ksera si dhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule. Ndryshe nga çfarë u fol ditët para përvjetorit, në fshat nuk pati tension dhe as ekspozim të forcave të policisë.

Pak tension pati nga nëna e Kacifasit momentin kur ajo ndodhej tek varri i të birit. Më 28 Tetor të vitit të kaluar Kostandinos Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt policisë, por fatmirësisht efektivët në makinë shpëtuan.

Në përplasje e sipër ai mbeti i vrarë në Bularat, ku po festohej “JO”-ja, një festë kombëtare e Greqisë. Ngjarja nxiti reagime të shumta të segmenteve të ekstremistëve greke./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!