Të pozuarit nudo ende tabu, modelet mitike pozojnë për studentët me rroga qesharake

schedule18:47 - 16 Janar, 2020

schedule 18:47 - 16 Janar, 2020

Modelet mitike të akademisë së arteve rrëfejnë për Abc News kënaqësinë që marrin nga ky profesion, por nga ana tjetër shprehin shqetësimin për pagesën e ulët.  Ndërkohë që në Akademinë e arteve  prej vitesh nuk  riciklohen modelet, madje studentët kërkojnë modele më të reja në moshë.

Të pozosh nudo në Akademinë e Arteve është ende tabu. Xhuli prej më shumë se dy dekadash pozon për breza të tërë  studentësh tek artet e bukura . Ja si i kujton  fillesat

“Kam ardhur 20 vjeç në Akademinë e Arteve dhe po hyj për 43, më ka pritur për herë të pare Gazmend Leka”, shprehet jo. Megjithëse Xhuli është personazh fort i dashur për studentët, ata do donin edhe modele më të reja në moshë

“Xhuli është bërë modelja kryesore e akademisë. Normale do ishte mirë të kishte edhe modele të tjerë”.

Edhe Sefer Aga prej vitesh pozon përballë studentëve , por nudo për të mbetet tabu “Unë isha pa punë, isha pensionist sa të rrija nëpër kafe, erdha këtu. Nudo jo nuk pozoj”, shprehet ai.

Dekani i arteve të bukura  Ardian Isufi pranon se ende në shoqerinë shqiptare është pengesë të pozuarit nudo.“Ka një zbutje dhe një zbehje të elementit të tabusë, por në psikologjinë tonë qëndron akoma shumë i fortë ky elementi i zhveshjes”, thotë ai.

Modelet mitike thonë se pagesat janë ende të vogla. “Me thënë të drejtën pak është pagesa, por këto kushte janë të artit’, shprehet Xhuli.

Isufi premton rishikim të pëgesës së shpejti. “E kemi propozuar këtë edhe në senatin e shkollës, të rritet një pagesë, që jo vetëm të bëhet më dinjitoze, por realisht jep edhe përfaqësim shumë të mirë dhe shpresoj që shumë do kemi një pikëpamje kret të re për sa i përket pagesës, por edhe kushteve”, deklaron Isufi.

Edhe kushtet në  studiot krijues nuk janë të mira, modelët pozojnë në mes të ftohtit , pa ngrohje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!