Të porsalindurit pozitivë ndaj kokainës, braktisen në spital nga nëna

schedule16:11 - 7 Shtator, 2023

schedule 16:11 - 7 Shtator, 2023

Një 32 vjeçare italiane e varur nga droga ka lindur dy binjakë që nga analizat e bëra kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës.

Mediat italiane shkruajnë se dy binjakët një djalë dhe një vajzë, lindën në Buçheri La Ferla dhe u braktisën nga nëna e tyre 32-vjeçare me probleme të rënda varësie nga droga në Palermo.

Pas lindjes, nëna është larguar nga spitali, pa i njohur fëmijët e saj.

Të vegjlit i janë besuar përkohësisht menaxhmentit shëndetësor dhe nëse nëna nuk kthehet, të vegjlit do të shpallen të birësueshëm.

Ndërkohë në spitalin italian tashmë ka nisur një fushatë solidarizimi për binjakët e lindur me shenja kokaine./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!