Të pezulluarit në Superiore: Bylisi pa tre, edhe Kukësi e Laçi me mungesa

schedule20:39 - 15 Prill, 2021

schedule 20:39 - 15 Prill, 2021

Superiorja rikthehet të shtunën dhe të dielën, teksa luhen përballjet e para të fazës së katërt. Në këto duele skuadra e Bylisit është e penalizuar prej mungesave, pasi ka tre lojtarë të pezulluar. Dy prej tyre prej kartonëve të verdhë.

Xhoi Carkanji vijon të shlyejë dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, ndërkohë që me kartonë të verdhë janë Andi Hadroj dhe sulmuesi serb, Nemanja Kojic. Gjithsesi trajneri Dovedan u gëzohet rikthimeve të Ndrecës dhe Stojanovic.

Edhe Laçi nuk do të jetë i plotë. Mungesë e sigurt për ndeshjen me Bylisin është Regi Lushkja, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Edhe Apolonia, Kastrioti e Kukësi kanë lojtarë të pezulluar për këtë fundjavë.

Fierakët nuk do të mund të aktivizojnë mbrojtën Serjan Repaj, në duelin ndaj Vllaznisë. Kastrioti i bën llogaritë pa mesfushorin Rei Nuriu, titullar prej disa javësh me krutanët. Numan Kurdic është mungesa e rëndësishme e Kukësit, ndaj Tiranës të shtunën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!