Të pezulluarit e javës në Superiore, Bylisi e Vllaznia e pësojnë më keq

schedule16:36 - 18 Mars, 2021

schedule 16:36 - 18 Mars, 2021

Shtatë lojtarë të pezulluar për javën e 25-të të Superiores. Bylisi dhe Vllaznia janë dy skuadrat më të penalizuar. Ballshiotët, në duelin kundër Kukësit nuk mund të llogarisin mesfushorët Xhoi Carkanji dhe Serxho Ujka.

Për të parin Bylisi tentoi faljen në Komisionin e Disiplinës, por kërkesa u hodh poshtë. Tjetri ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Kundërshtari i tyre këtë javë, Kukësi, nuk do të ketë mbrojtësin Altin Bytyçi, i ndëshkuar me të kuq.

Vllaznia ka një ndeshje të rëndësishme me Kastriotin në Kamzë dhe trajneri Thomas Brdaric nuk do të ketë të gatshëm Fjoart Jonuzin dhe Ardit Krymin. Nga ana tjetër Kastrioti duhet të bëjë pa mbrojtësin Sokol Neziri.

Lojtari tjetër që ka plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë është mbrojtësi i Apolonisë, Ismailia Diop. Senegalezi ka plotësuar numrin e të verdhëve pas tetë ndeshjeve në Superiore me fierakët. /abcnews.al