Të pestë e shantazhonin,15-vjeçarja në Mirditë dhunohej seksualisht prej katër muajsh

schedule12:40 - 18 Maj, 2021

schedule 12:40 - 18 Maj, 2021

Detaje tronditëse janë zbuluar nga rasti i përdhunimit në një fshat të Mirditës. Siç raporton gazetari Gjergj Figuri, pesë të arrestuarit kanë abuzuar seksualisht me 15-vjeçaren për katër muaj me radhë. Nga janari në prill.

Kanë qenë prindërit ata që kanë parë sjellje jo të zakonta tek vajza dhe pasi ajo u ka treguar, janë nisur për të bërë denoncimin.

Pas denoncimit, policia arrestoi Artan Kaçorrin, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj.

Por si nisi gjithçka?

Vajza dhe të arrestuarit janë duke u marrë në pyetje, por deri më tani dihet se adoleshentja kishte njërin prej të arrestuarve. Në fillim ajo ka pranuar që të dalin bashkë, por më pas ai me dhunë dhe kërcënime e ka detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Pasi ai u tregoi katër të tjerëve, ata e shantazhuan vajzën duke i thënë se e kishin filmuar.

Ata e kontaktonin përmes mediave sociale, dhe ajo detyrohej që të bindej derisa e denoncoi ngjarjen në polici. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!