Gazetari Ardit Hoxha thotë se të përjashtuarit në degët e PD në Durrës dhe Elbasan, janë njerëzit të cilët e mbështetën Sali Berishën, në procesin e tij për Rithemelimin, ku mori kontrollin e PD.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Hoxha u shpreh se mbështetja e tyre pro lëvizjes së Ervin Salianjit u kushtoi dhe mund ta shohin veten jashtë PD.
“Ky tension 4-5 mujor që ka qenë konstant brenda strukturave, por edhe në distancë mes Salianjit dhe Berishës, gjatë kësaj javë u bë edhe më e dukshme. Lëvizja e lidershipit të PD vendosi të përjashtojë një pjesë të grupit të Durrësit dhe Elbasanit. Për rastin e Durrësit, është më specifik. Të dy zotërinjtë kanë qenë të zgjedhur. Dalja e tyre pro Salianjit u ka kushtuar dhe mund ta shohin veten jo pjesë të PD. Të gjithë këto persona klasifikohen si rithemelues, njerëz që e mbështetën Sali Berishën, në procesin për ta marrë nën kontroll partinë kundër Lulzim Bashës. Dy zotërinjtë e Durrësit dhe katër zonjat në Elbasan e mbështetën Berishën në procesin e rithemelimit. Çfarë lloj vendimmarje e rëndësishme, nuk kalon pa aprovimin e Sali Berishës”, theksoi ai./abcnews.al


