Autoritete greke kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rreth 8 zona, pas parashikimit se një ciklon do të godasë detin Jon.
Kryetari i Komitetit Kombëtar për Ndryshimet Klimatike dhe Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, Costas Synolakis , sugjeroi “evakuime, të paktën në zonat bregdetare, sepse deti do të dalë në rrugë ” .
“Banorëve të Greqisë Perëndimore duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë”, theksoi ai.
LEXO EDHE: Cikloni po i afrohet brigjeve të Jonit, ndiqeni LIVE këtu përmes satelitit
“Jini të përgatitur për skenarin më të keq” , shtoi ai, duke vënë në dukje se mund të ketë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë në zonat e goditura nga moti i keq.
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta priten të godasin nesër një pjesë të Greqisë. Ndërkohë në zonat që do preken nga moti i keq është urdhëruar mbyllja e shkollave. g.v/abcnews.al