Të përfshirë edhe shqiptarë, shkatërrohet laboratori me mbi 21 kg heroinë në Greqi, mes të arrestuarve një grua

schedule20:27 - 28 Nëntor, 2021

schedule 20:27 - 28 Nëntor, 2021

Një laborator heroine është shkatërruar nga policia greke në Athinë.

Raportohet se në këtë rrjet trafiku janë të përfshirë disa shqiptarë. Policia greke ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 21 kg heroinë.

Në pranga ka ky operacion janë vënë 3 persona. Një 33-vjeçar mësohet se është “drejtori” i organizatës, ndërkohë që koordinon trafikun e drogës.

Ndërkohë një 36-vjeçar mësohet se është përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja.

Një grua 60-vjeçare mësohet se është përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit të heroinës.

Burime policore bëjnë të ditur se heroina ka përfunduar në duke u shitur në qendër të Athinës. Në total u konfiskuan 21 kilogramë e 530 gramë heroinë, një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, makina, një kamion, peshore precize dhe celularë.
Arrestimet u kryen mesditën e së shtunës, pas një operacioni të organizuar të policisë në Qipseli dhe Galatsi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!